Tiranë/ Shoferi i autobusit humb kontrollin dhe përplaset me pemën, 2 pasagjerë të plagosur

11/07/2021 13:15
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek ish stacioni i Trenit, ku janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë.

Autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobus, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel