Po u dështon çdo vit/ Fermerët e Rrogozhinës në hall, pse nuk po u shtohen lopët

11/07/2021 12:29

Fermerët dhe blegtorët në njësinë administrative Kryevidh të Rrogozhinës po përballen me një fenomen i cili po i dëmton ekonominë e tyre familjare.

Për dikë që nuk jeton falë mbarështimit të gjedhëve duket qesharake por për këta fermerë është një shqetësim i madh fakti se fekondimi artificial i lopëve u dështon çdo vit. Veterineret jashtë kamerës thonë se kjo vjen si pasojë e lëndës së skaduar qe injektohet te lopët por për këtë ata fajësojnë distributorët e shitjes.

Fatmir Gjelit nga fshati Sterbeg tani i ka mbetur vetëm një lopë nga 10 të tilla që kishte në stallën e ti.

Deri në vitin 1995 mbarsja e lopëve bëhej me kafshë(Dem) por më pas kaloi në fekondim artificial që deri para disa vitesh ishte shumë rezultativ.

Por sot Fatmiri përveç lopëve po shet dhe mjetet mekanike.

Banorët po jetojnë me ç’të munden e pas shitjes së lopëve dhe mjeteve bujqësore shumë prej tyre po mendojnë dhe emigrimin.

Top Channel