Janë 32.367 rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Britaninë e Madhe, në mbi një milionë testime të bëra.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e lëshuara në prag të finales evropiane të futbollit mes Italisë dhe Anglisë, në Wembley, ku do të jenë të pranishëm rreth 67 mijë spektatorë.

Sidoqoftë, rastet e reja janë 3 mijë më pak se një ditë më parë, ndërsa efekti që i atribuohet vaksinave, duket se po mban në nivele më të ulëta numrin e të shtruarve në spital dhe viktimat. Mes të dhënave të përditshme dhe parashikimeve për të ardhmen, rritja e infektimeve në Britaninë e Madhe duket gjithnjë e më alarmante, por pavarësisht kësaj, stadiumi i Wembleyt është gati të presë më shumë se 60 mijë tifozë për finalen e evropianit, një zgjedhje kjo e qeverisë britanike që është diskutuar dhe kritikuar shumë, veçanërisht për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit delta.

Sipas ekspertëve, akti final i evropianit rrezikon të shndërrohet në një shpërthim infektimesh, i barabartë apo edhe më i rëndë se ai në ndeshjen Atalanta-Valencia në shkurt të 2020-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA