Finalja e “Euro 2020″/ Mijëra tifozë, prej orësh presin të hyjnë në “Tirana Funzone”

11/07/2021 19:15

Finalja e “Euro 2020”, Itali-Angli po pritet me entuziazëm dhe nga tifozët në vendin tonë.

Mijëra tifozë kanë qenë në pritje për orë të tëra në sheshin “Skënderbej”, për të hyrë në “Tirana Funzone”.

Gjatë gjithë muajit të kampionatit evropian të futbollit, qendra e kryeqytetin u shndërrua në zonën që mblodhi mijëra tifozë, të rinj e të reja, që përveçse kanë ndjekur ndeshjet, kanë shijuar atmosferën dhe kohën e mirë më njëri-tjetrin.

Të shumtë janë tifozët e ‘axurrëve’ në vendin tonë, megjithatë nuk mungojnë as tifozët e “3 luanëve”.

Në orën 21:00 nis gjithçka. Evropa do të dorëzojë sonte trofeun e radhës nga “Wembley” i Anglisë, në edicionin e 16-të të kompeticionit më të rëndësishëm për futbollin e kontinentit.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA