Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Sot në Bullgari janë zgjedhjet parlamentare,dhe gjithë shtetasit bullgarë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës.
Kështu,në Athinë,Patër,Heraklio,Larisa dhe Selanik,mijëra votues i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar partinë e tyre te preferuar.
Mjafton plotësimi i një formulari me të dhënat personale,dhe në vazhdim mund të votojnë brenda pak minutave. Qendrat e votimit mund të jenë ose ambasadat dhe konsullatat bullgare në vendin e votimit,ose ambiente private të marra me qera për këtë qëllim.
E ndërsa në vendin tonë vota e emigrantëve është kthyer në arenë përplasje dhe kapriço të njërës ose tjetrës parti,duket se bullgarët e kanë kaluar prej kohësh këtë kompleks.
Ligji elektoral bullgar,u jep të drejtën e votës jashtë vendit të gjithë atyre që kanë kartë identiteti bullgare dhe në momentin e votimit deklarohen se do të votojnë,pavarësisht nëse janë ose jo rezidentë në vendin që votojnë.
Në vazhdim kutitë e votimit mbyllen dhe pasi vulosen,dërgohen në komisionin qëndror në Sofie,dhe pasi mumërohen,votat i shtohen progresivit të votave në shkallë vendi,çka u lejon partive të kenë në këtë mënyrë,deputetë të diasporës nga lista rendore.
Artur Bibe
Top Channel