Bota ujore po kërcënohet/ Mijëra peshq hidhen nga aeroplani drejt liqenit (Pamjet)

11/07/2021 15:36

Autoritet përkatëse në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë dhënë dritën e gjelbër, që nga aeroplanët të hidhet në liqene një sasi e madhe e peshqve.

Sipas BBC, ky vendim u mor pasi autoritetet në Utah po bëjnë të pamundurën të ruajnë botën shtazore e ujore.

Siç mund të shihet në videon e publikuar me mijëra peshq ose dhjetëra tonelata hidhen nga aeroplani mbi një liqen, në të cilin po konsiderohet se po kërcënohet bota shtazore.

Mbushja e liqeneve me peshq përmes aeroplanëve  është parë si metoda më e mirë dhe e shpejtë e transportimit të tyre drejt ujërave të rrezikuara.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel