Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek ish stacioni i Trenit, ku janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, ndërsa shoferi i autobusit ka humbur kontrollin.

Pas humbjes së kontrollit, ai është përplasur me një pemë. Xhami i përparmë i autobusit është thyer në pjesën e djathtë, në anën ku është përplasur me pemën e ndodhur në rrugë.

Ende nuk dihet shkaku i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, i cili ka në dorë jetën e dhjetëra qytetarëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobus, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel