Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me disa foto nga investimi i kryer në rrugën Gusma-Kuç, që është drejt përfundimit.

Kjo rrugë do të sjellë një perspektivë zhvillimi për të gjithë zonën.

Ndërkohë, Rama shkruan se rruga Gusman-Kuç do të jetë një ofertë e re për turistët.

“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama krah fotove.

Rruga Gusmar – Kuç lidh Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin me rrugën e lumit të Vlorës dhe Himarën, duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel