Kolumbia ka fituar me përmbysje ndaj Perusë duke marrë kështu vendin e tretë në Copa America.
Në ndeshjen që u luajt për medaljen e bronztë të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën Latine, Kolumbia nuk e nisi edhe aq mirë pasi pësoi gol në fundin e pjesës së parë, ku për Perunë shënoi Yotun.
Në pjesën e dytë Kolumbbia bën disa zëvendësime dhe nis me sulme dhe goli i barazimit do të vinte në minutën e 49 nga Cuardrado. Pas barazimit kolumbianët nuk lënë shumë hapësira për kundërshtarët. Në minutën e 66 zhbllokohet sërish sfida, ku Diaz do të shënonte duke i dhënë avantazhin të tijve.
Gjatë kohës së mbetur Peruja shton sulmet por Kolumbia mbrohet mirë deri në minutën e 82 ku Lapadula do shënonte duke çuar shifrat në 2-2. Dukej sikur koha e rregullt do përfundonte në barazim, por jo. Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 94 Diaz shënon golin e dytë personal dhe çon shifrat në 3-2.
Më këtë fitore Kolumbia zuri vendin e tretë në Copa America. Kujtojmë që nesër luhet finalja e madhe mes Brazilit dhe Argjentinës.
Top Channel