Shpresat e Anglisë për të fituar për herë të parë në historinë e saj një kampionat europian do të varen edhe te ajo se çfarë do të bëjë sulmuesi kryesor Harry Kane në finalen e së dielës ndaj Italisë.

Në një intervistë bomberi Tottenham Hotspur vlerësoi dy qëndrmbrojtësit e Italisë, Bonuccin dhe Chiellinin kundër të cilëve do të ketë punën më të vështirë në duelin e Wembley-t edhe pse ka besim te triumfi i Anglisë.

“Chiellini dhe Bonucci janë mbrojtës të mëdhenj. Ata e lexojnë shumë mirë ndeshjen dhe dinë ku të qëndrojnë. Janë dy luftëtarë, pres të jetë një betejë e fortë kundër tyre, por ky është shkaku pse më pëlqen të luaj futboll.Nuk ekziston vend më perfekt se ‘Wembley’ për të fituar trofeun e dytë në histori. Emocionet dhe adrenalina do të prekin kulmin, por edhe tensioni do të jetë shumë i madh”.

Kane nuk fsheh faktin se për Anglinë të luajë një finale Europiani në një stadium mitik si Wembley është diçka e jashtëzakonshme.

“Është e veçantë që do të luajmë në stadiumin tonë, tifozët do na karikojnë me kore, energjia do të jetë e pabesueshme. Mjafton të zbresim në fushë dhe të shfryjmë aty të gjithë karikimin tonë. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë tonë, gjithashtu për prindërit tanë dhe për ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në finale. Kjo vlen për të gjithë vendin tonë. Është një moment i veçantë. Nëse fitojmë do të mbahemi mend gjatë gjithë jetës tonë. Kjo është sfida, kështu që duhet ta pranojmë.“

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA