I mituri merr automatikun dhe nis të qëllojë në ajër, arrestohet nga policia

10/07/2021 13:32
Foto Ilustruese

Policia e Kurbinit ka arrestuar një të mitur, pas informacioneve të dhëna nga banorët e fshatit Shpërdhet, se një 14-vjeçar po qëllonte me armë zjarri në ajër.

I mituri me inicialet D.T., 14-vjeçar është neutralizon pa shkaktuar probleme, si dhe policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik, me të cilën i riu qëlloi me breshëri në ajër.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel