Fluks pacientësh në urgjencë/ Kosovë, më shumë nga temperaturat e larta sesa nga covid-19
10/07/2021 19:41
Ditët e nxehta me temperaturë deri në 40 gradë, kanë bërë që të rritet më tepër numri i pacientëve nga vapa sesa nga virusi Covid 19.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, mjekja Drita Peqani tregon se ditëve të fundit ka pasur fluks të qytetarëve nga të gjitha grupmoshat që kanë kërkuar trajtim.
Tek të rinjtë, ajo tregon se arsyeja kryesore që ndihmon në përkeqësimin e gjendjes është konsumimi i ushqimeve të përgatitura jashtë.
Përveç që të evitoni orët e pikut të ditës, Peqani këshillon që të konsumohet shumë ujë dhe ushqime lehtë të tretshme.
Top Channel