Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Shënvlash, të Durrësit.
Mësohet se dy persona janë konfliktuar, por ende nuk dihet arsyeja përse dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin në këmbë.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel