Italia, San Siro mbetet një tabu; vetëm 3 fitore në 13 ndeshje të luajtura në 20 vjet.. 17/11 14:54
Sergio Ramos është zyrtarizimi i 4-t i Paris Saint Germain në këtë merkato verore me ish-kapitenin e Realit të Madridit që ka firmosur për 2 vite me klubin nga Parc des Princes.
Ka qenë vetë klubi parizien që e ka prezantuar me një video në rrjetet sociale 35-vjeçarin spanjoll i cili ka nënshkruar deri në 2023-in me skuadrën e drejtuar nga Pochettino.
Nga sa raportojnë mediat franceze Sergio Ramos do të përfitojë plot 15 milionë euro në sezon nga kontrata me PSG-në.
Top Channel