Zjarr i fuqishëm në Gerçar, prej 24 orësh pyjet në flakë, temperaturat e larta përkeqësojnë situatën

09/07/2021 10:20

Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka përfshirë shkurret dhe pyjet në afërsi me pikën kufitare të Gerçarit.

Flakët e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë, ndërkohë që situata vazhdon të përkeqësohet.

Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa u shpreh se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikësve dhe 5 efektivë të repartit.

Por, situata sa vjen e bëhet akoma më tepër alarmante!

Top Channel