Zbret avioni i parë në Kukës/ Mbërrijnë 67 pasagjerë nga Zyrihu në aeroportin e ri ndërkombëtar

09/07/2021 15:09

Pas rreth 2 orëve udhëtim nga aeroporti j Zyrihut në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit mbërritën 67 pasagjerët e parë nga Zvicra të cilët kryesisht ishin me origjinë nga Kosova.

Në një ceremoni pritëse për ta dhe për të  festuar nisjen e punës së aeroportit të dytë civil shqiptar i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Prizrenit i cili e vlerësoi këtë investim si ndihmë për Kosovën.

Ky është fluturimi i parë me qëllime tregtare që hap dyert e aeroportit ndërkombëtar të Kukësit këtë të premte të fillim korrikut, teksa kanë kaluar gati 3 muaj nga  fluturimi promocional pa pagesë në 18 prill ku erdhën shqiptarët e Londrës në Kukës. Aeroporti ndodhet 3, 5 km në dalje të qytetit, pista me gjatësi 2200 m është projektuar të mbajë 3 avionë njëkohësisht, ndërsa terminali ka një sipërfaqe prej 3800 m2, ku në brendësi gjen një zonë muzeale që përkujton luftën e Kosovës.

Ky është fluturimi i vetëm për sot ndërsa kemi javën që vjen 6 fluturime me dy destinacione Zyrihu dhe Stambolli. Me çmime konkurruese . Aeroporti është certifikuar.

Top Channel