Vatra e zjarri vijon të jetë aktive në fshatin Simon, në njësinë administrative të Kaqinarit, në bashkinë e Mirditës.

Zjarri ka përfshirë një pyll me lisa dhe shkurre, ndërkohë që momentalisht është me intensitet të ulët.

Zjarri nisi si një incident i shkaktuar nga shtetasi Mark Ndreca, 66-vjeçari i cili ndezi zjarr në oborrin e banesës së tij dhe flakët kanë dalë jashtë kontrolli, duke djegur pemët frutore të bacës e më pas është përhapur në pyjet në lagjet “Laskaj”, “Hija e Laknave” dhe “Kodra e Muknezhës”.

Në terren kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse me 5 efektivë, punëtorë të shërbimit pyjor dhe personel nga Bashkia.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia zgjati vetëm disa orë, pasi është kapur nga autoritetet pas disa orë ndjekjeje.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA