“Sinjale për praninë e variantit Delta”/ Manastirliu bën thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më parë

09/07/2021 15:27

Mutacioni Delta i koronavirusit mund të ketë hyrë në Shqipëri, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se janë disa mostra të dyshuara të cilat do të konfirmohen në laborator në Berlin.

Drejtorja e IShP, Albana Fico u bën thirrje qytetarëve, të cilët nuk janë vaksinuar ende të bëjnë sa më parë madje janë vënë në funksion edhe njësi lëvizëse për të mundësuar vaksinimin.

Deri më tani janë rreth 400 mijë persona të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës pjesa tjetër ka marrë vetëm një dozë të vaksinës.

Top Channel