Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, për plagosjen e një personi në një lokal nate, në Sarandë, është bërë edhe lëvizja e parë në strukturat e këtij qyteti.

Mësohet se është shkarkuar nga detyra kreu i Komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, ndërsa është zëvendësuar në këtë detyrë nga Klodian Kondi.

Kujtojmë se në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta, Kryeministri Edi Rama i dha drejtuesve të policisë 100 ditë kohë për të realizuar të gjitha ndryshimet e kërkuara prej tij.

Top Channel