LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin Janë 533 stacione plazhi të vendosura në bregdetin e Shëngjinit dhe të Tales nga të cilat janë të pajisur me vrojtues të licencuar vetëm 70 prej tyre.
Robert Neçaj, zëvendës president i Federatës së vrojtuesve tregon se në krahasim me vitet e kaluara ka një rritje të numrit të të rinjve të cilët duan të punësohen dhe të shpëtojnë jetë. Megjithatë ai thekson se nuk plotësohen kapacitetet e nevojshme.
Ai tregon dhe eksperiencën e tij personale kur ka shpëtuar 3 anëtarë të një familje në një plazh pranë stacionit të tij.
Aktualisht në bregdetin e Shëngjinit vendet më të populluara janë ato ku të pranishëm janë edhe vrojtuesit, pasi përvec pushimit siguria dhe mirëqenia e tyre mbetet primare.
Në Shëngjin dhe Tale që nga fillimi i sezonit turistik tre pushues kanë humbur jetën nga mbytja në det.
Top Channel