Policia shton vigjilencën në kufi/ Në Kakavijë e Qafë Thanë arrestohen dy turistë, pasi iu gjetën…

09/07/2021 11:48

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike. Kështu në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kakavijës janë goditur 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të vogla dhe si rezultat kanë rënë në pranga dy turistë.

Mësohet se në pranga kanë rënë një 21-vjeçar belg, i cili pas kontrollit nga autoritetet në Qafë Thanë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMË” që drejtohej  shtetasi belg M. Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.

Ndërsa në Kakavijë është arrestuar një shtetas polak, 37-vjeç, të cilit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Ë., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, raporton policia.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Top Channel