Këtë të premte avioni i parë nga Zyrihu është ulur në Aeroportin e Kukës, “ZAYED-Flatrat e Veriut”.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë fotot nga dita e parë e punës për Aeroportin e Kukësit, ku mbërritën 67 pasagjerë.
“Me këmbë të mbarë në Kukës. Sot në aeroportin “ZAYED-Flatrat e Veriut” #ShqipëriaeArdhmjaJon #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama bashkangjitur fotove.
Kujtojmë se, Aeroporti i Kukësit u inaugurua me 18 prill të këtij viti pas uljes në pistë të emigrantëve nga Londra.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen.
Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.
Top Channel