Muzikë pas orës 22:00, ‘ndëshkohet’ administratori i lokalit në Durrës

09/07/2021 14:39

Një administrator lokali në Durrës është proceduar penalisht nga policia, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të caktuar,në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Top Channel