Lidhja e pazakontë e Zonjës së Parë me miliarderin, vrasës të dyshuar të bashkëshortes në SHBA (fotot)

09/07/2021 20:46

Ish-bashkëshorti i zonjës së parë të SHBA, Jill Biden ka zbuluar së fundmi se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me gruan e një trashëgimtari pronash në New York, pak para se ajo të zhdukej në vitin 1982.

Bill Stevenson, i cili ka qenë i martuar me gruan aktuale të presidentit të SHBA nga viti 1970 deri në 1975, ka thënë në një intervistë ka vendosur të flasë për lidhjen e tij të fshehtë me bashkëshorten e Robert Durst, i cili është tashmë në gjyq për vrasjen por me shëndet të dobët.

“E ndjej se jam hallka e munguar e kësaj çështjeje,” tha Stevenson, për rrjetin Tara Rosenbloom.

Ai tregoi se ishte njohur me Kathie Durst në vitet 1960-të kur ata kalonin verën në shtëpitë e pushimit pranë njëra tjetrës, në Poconos.

“Ajo ishte si një motër e vogël me të cilën qeshje kur thoshte diçka për të qeshur. Ajo donte të dëgjohej jo vetëm të shihej. Teksa ne kalonim jetët tona unë e shihja që ajo rritej duke u bërë një grua e bukur”.

Kathie më pas u martua me një nga të dyshuarit si vrasës serialë më të famshëm në SHBA, kurse Stevenson u lidh me Jill, e cila më pas do te martohej me presidentin e vendit.

Stevenson tregon se disa vite më vonë Kathie e kishte telefonuar në panik duke i thënë se  ishte e tmerruar pasi kishte “një problem serioz me Robert” i cili po tregohej i dhunshëm ndaj saj.

“Besoj se në atë pikë ajo nuk i kishte besë askujt që e njihte bashkëshortin e saj Robert, prandaj më zgjodhi mua, dhe më vjen mirë që e bëri,” tregon ish-burri i zonjës së parë.

“Dikush mund të thotë se kam lënë në baltë, por çfarë mund të kisha bërë ndryshe?”,  thotë ai për gruan që është zhdukur pa asnjë gjurmë prej dekadash, e dyshuar e vrare.

Stevenson thotë se kur u divorcua nga Jill, kishte vizituar disa herë Kathie në New York në 1981 e 1982 për ta ndihmuar të shpëtonte nga martesa e saj e trazuar, dhe aty kishte nisur historia e tyre.

“Ishte duke më zënë gjumi, kur papritur shikoj Kathie që qëndronte para meje me këmishë nate. Nuk më tha asgjë, vetëm mori dorën time e më çoi në dhomën e gjumit. ne mbyllën derën e dhomës dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë. Natë e mrekullueshme, nuk kam pendesa”.

“Më pas mbaj mend vetëm trokitjet e forta të derës në ora 7:30 të mëngjesit. Ajo kthehet e më thotë ‘Është Bobi’ (bashkëshorti Robert). Unë hidhem përpjetë. Më pas ai ulëret diçka”.

“Ai kishte një tufë para në dorë dhe ia tundte asaj para fytyrës. ‘As të mos të shkojë ndërmend’, i ulërinte”.

“Pastaj nis të bërtasë dhe ajo. ‘Do të iki në Delaware. E kam mbyllur këtu’ , kurse unë rrija ulur i shokuar. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ai është një monstër, unë e pashë me sytë e mi”, thotë Stevenson.

10 ditë më vonë Kathie u zhduk.

I pyetur nëse lidhja e tij intime ka të bëjë me zhdukjen e saj, Stevenson përgjigjet “Absolutisht.”

“Kjo e bëri të çmendej. Ndjehem fajtor për këtë. Ai abuzonte me të dhe ajo kërkonte të largohej, nuk pendohem për këtë”.

“Sapo e pashë që po rinte para meje ajo më mori dorën dhe unë nuk mendoja dot gjë tjetër. Nuk pendohem për asnjë sekondë”, tha Stevenson. /New York Post/

FOTO GALERI
1/5
Bill Stevenson ka qenë i martuar me gruan aktuale të presidentit të SHBA nga viti 1970 deri në 1975

Top Channel