Haiti, dy amerikanë mes të arrestuarve për vrasjen e presidentit!

09/07/2021 13:48

Grupi i armatosur që ekzekutoi presidentin e Haitit, Jovenel Moise përbëhej nga vrasës profesionistë, mes të cilëve kishte dhe dy shtetas amerikane si dhe disa ish pjesetarë te forcave te armatosura kolumbiane, thotë CNN.

Teksa detaje të reja vazhdojnë të dalin në dritë mbi vrasjen e bujshme të kreut të shtetit Haitian në rezidencën e tij vazhdojnë të dalin në dritë, ende nuk ka shumë të dhëna mbi organizatorët dhe arsyen e sulmit.  Zyrtarët vendas thonë se 26 kolumbianët dhe dy amerikanët e përfshirë, ishin mercenarë. “të huajt erdhën në vendin tonë dhe vranë presidentin”, tha shefi i policisë, Leon Charles, në një konferencë për media.

Ai konfirmoi se nga grupi, 15 kolumbianë dhe amerikanët haitianë janë prangosur tashmë,  tre nga sulmuesit janë vrarë ndërsa tetë të tjerë janë ende në arrati. Dilema të mëdha rrethojnë sakaq edhe personelin e sigurisë së presidentit. Shumë kanë ngritur pyetjen përse rojet e tij nuk e mbrojtën Jovenel Moise, vdekja e të cilit e ka zhytur ne kaos vendin e varfër.

Haiti  ishte në krizë politike që përpara se Moise të merrte detyrën në 2017. Pas zgjedhjes së tij, Haiti u përball me protesta të vazhdueshme. Ai kishte qeverisur vendin përmes një dekreti pasi administrata e tij dështoi të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në tetor të 2019. Vendi nuk ka një parlament të zgjedhur.

 

Top Channel