Në Fiks Fare kanë mbërritur ankesa nga banorët e fshatrave Strëmbec dhe Qilarisht të Përmetit, pasi qentë e stanit janë kthyer në problem për ta. Qentë e stanit sipas banorëve kanë ngrënë bagëtitë e fshatit .

Në Strëmbec i Përmetit të gjithë banorët merren me blegtori, kryesishtë me rritjen e deleve dhe dhive për qumësht. Një nga këta banorë z.Julian Jaçe u ankua se para një viti qentë e kryeplakut të fshatit i kanë ngrënë 4 dele, ndërsa këtë vit i kana ngrënë dhe dy qengja

.Janë përpjekur që të gjejnë një zgjidhej mes tyre, por nuk kanë mundur, prandaj ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Në pamundësi të takimit të gazetarëve të Fiksit me kryeplakun, ata takuan të shoqen e tij e cila u premtoi se do paguante dëmin që kishin shkaktuar qentë e saj. Ajo e dëmshpërbleu z. Jaçe me 150 mijë lekë të vjetra vetëm për dy qingjat që kishin ngrënë këtë vit qentë e tyre, përsa u përket katër deleve të një viti më parë ajo u shpreh se është rregulluar me Z. Jançe, pasi kishin rënë dakord të vrisnin qenin e kopesë.

Edhe në fshatin tjetër të Përmetit në Qilarisht një tjetër banore ankohet për qentë e kopesë të një zotërie i cili i lë ata të lirë dhe pa ‘hundëz mbrojtëse’. Znj. Luljeta Nasi ankohet se një blegtor i quajtur Bledi i lëshon të lirë qentë në fshat që ai i përdor si shoqërues të kopesë së tij duke ja u bërë jetën e vështirë, pasi kanë frikë mos i kafshojnë. “Kur çoj djalin e vogël në kopësht më janë lëshuar qentë. Ka dalë motra e zotërisë që ka qentë, që është edukatore që na ndihmoi” pohon ajo. Ajo tregon se janë ankuar disa herë, por vetzë i zoti qenve nuk ka marrë asnjë masë.

Janë ankuar dhe në polici, por edhe ata nuk kana bërë gjë, ndaj si zgjidhje panë të denonconin në emisionin Fiks Fare. Fiksi takoi edhe të zotin e qenve i cili doli garant se qentë e tij nuk të kafshojnë dhe për këtë ai mbante përgjegjësi.

Por urojmë që këta banorë të gjejnë gjuhën e përbashkët në të mirë të tyre, para se të ndodh ndonjë fatkeqësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA