FOTO ILUSTRUESE

Një aksident tragjik është shënuar në afërsi të fshatit Dushar në zonën e Lozhanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Një kamion, i ngarkuar me lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin 5 persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se 36-vjeçari me iniciale M.N., që ishte pasagjer, në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2021, rreth orës 12:40, në fshatin Lozhan, Maliq, në një rrugë malore është përmbysur, mjeti tip kamion i markës “Benz” me drejtues shtetasin S. G. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M. N., 36 vjeç, pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel