Ç’po ndodh në Tiranë? Arrestohen 7 persona, sekuestrohet edhe heroinë

09/07/2021 13:08

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, për vepra të ndryshme penale. Shumica e të arrestuarve janë të rinj, ndërkohë që mes të prangosurve është edhe një 53-vjeçar.

Ky i fundit ishte roje në një njësi administrative dhe është arrestuar pasi ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur.

Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë kapur disa pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pasi kanë ushtruar dhunë në familje, si dhe janë kapur me lëndë narkotike të llojit heroinë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Z., 27 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 23 vjeç, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim” dhe ”Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, pasi ka shtyrë një shtetas të mitur për të vjedhur një biznes në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, i shtetasit A. Ç., 53 vjeç, me detyrë roje në një njësi administrative, pasi ka vulosur me vulën e gjendjes civile një certifikatë personale të një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. B., 30 vjeç, D. M., 33 vjeç dhe A. G., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel