Bizneset në Vlorë takim me prefektin, kërkojnë zgjatjen e fashës orare të muzikës

09/07/2021 13:11

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kanë patur mëngjesin e sotëm takim me prefektin e qarkut të Vlorës ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 00:00.

Pas përfundimit të takimit përfaqësuesit kanë folur për median ku nuk kanë gjetur dakordësinë per zgjatjen e orareve. Ata e kanë quajtur qesharake faktin që nuk lejohet muzika përtej orës 22 kur në Tiranë dhe madje në Vlorë me qindra veta çdo ditë shikojnë ndeshjen deri në 23:30.

Përfaqësuesit shprehen se urdhëri i ri i shpalosur sot nga prefekti i Vlorës, me kërkesë të kryeministrit, deklaron se bizneset duhet të kufizojnë të ardhurat deri në 30% kjo sipas tyre përkthehet në 70% staf të reduktuar të punës dhe falimentim të biznesit. Bizneset deklarojnë gjithashtu se nëse nuk zgjatet orari i muzikës dhe aplikohet norma 30% atëherë bizneset do të mbyllin dyert dhe do të protestojnë në vijimësi.

Nga ana tjetër prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj deklaron se nuk bëhet fjalë të shtyhet orari i muzikës dhe masat do të vijojnë të zbatohen nga të gjitha bizneset. Teksa ai i shmanget pyetjes përsa i përket shikimit të ndeshjeve duke u shkelur masat anti covid.

Top Channel