Bel 60 cm dhe vithe ‘gjigande’, por trainerja e fitnesit sërish ‘ankohet’: Defekti im është te…

09/07/2021 18:01

Aurela Habilaj është trainere fitnesi dhe puna e ka nxitur të perfeksionojë trupin e saj.

Trainerja ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Teksa të vajzat në studio, po e komplimentonin për ‘linjat perfekt’, Aurela tha se ka disa defekte:

Unë kam celulit, si të gjitha femrat e tjera, që shumë persona e kanë kompleks. Do të doja shumë të mos kisha celulit, por që e kam pranuar veten kështu si jam dhe nuk e kam fare problem.
Tjetra, do të doja të isha pak më e gjatë”.

Megjithatë, celuliti nuk është arsye për t’u ndjerë keq me veten, pasi pothuajse çdo te çdo vajzë krijohen shenja celuliti teksa rritet, kështu që është krejt normale.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel