Bashkëshorti i Nancy Pelosi dyfishon ‘bastin’ $11 mln në aksionet e teknologjisë (fotot)

09/07/2021 21:14

Bashkëshorti i kryetares së Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi, ka blerë në muajin maj më shumë se 11 milionë dollarë aksione në kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, me opsione te specializuara tregtimi, të cilat deri tani i kanë sjellë $5 milionë fitime.

Ironikisht zhvillimi vjen në një kohë kur gruaja e tij po përpiqet të kalojë në Kongres një seri ligjesh për të vënë nën fre kompanitë e mëdha teknologjike.

Paul Pelosi, kapitalisti i sipërmarrjeve me pasuri neto prej më shumë se $100 milionë, ka blerë 4,000 aksione të kompanisë Alphabet, pjesë e Google, me çmim $1,200 secilin, sipas publikimeve financiare të së premtes.

Blerjet e suksesshme të Pelosi te Alphabet, tani vlerësohen me më shumë se dyfishin të çmimit fillestar, në $2,500.

Paul Pelosi ka fituar $4.8 milionë me një shpejtësi të rrallë për këtë tip tregtimi, fitimi i plotë i të cilave ka arritur në $5.3 milionë.

Raporti thoshte se Pelosi kishte blerë gjithashtu aksione te Amazon e Apple të cilat i kishin sjellë fitime dhe dyshime për praktika të brendshme biznesi nga kritikët.

Transaksionet e Paul Pelosi nuk dyshohet se kanë shkelur ligjin e posaçëm amerikane të aksioneve, që bën të jashtëligjshme për përfaqësuesit dhe stafin e Kongresit të përfshihen në tregime të brendshme aksionesh.

Disa demokratë e republikanë të kongresit kane ngritur shqetësime per praktikat.

FOTO GALERI
1/4
Bashkëshorti i kryetares së Kongresit të SHBAka blerë në muajin maj më shumë se 11 milionë dollarë aksione në kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, me opsione te specializuara

Top Channel