Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit.

Mësohet se shtetasi me iniciale E.K, 20 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit me iniciale P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel