Kërkesa e veçantë në Kosovë/ Klubet e natës dhe artistët organizojnë protestën-event “Qeveri – Let us dance”!

08/07/2021 19:57

Këngëtarët dhe bizneset e natës në Kosovë kërkojnë heqjen e kufizimeve anti Covid dhe lejimin e koncerteve.

Ata njoftojnë për një mënyrë të veçantë proteste. Në 14 korrik, artistët më në zë do të performojnë në sheshin “Skëndërbeu” nën moton “QEVERI – LET US DANCE”

Njoftimi i plotë:

Të gjitha Klubet e Natës në Kosovë së bashku me estradën, njëzëri kemi vendosur të organizojmë Protestën/Eventin “QEVERI – LET US DANCE” si shenjë pakënaqësie nga harresa e Qeverisë për sektorin tonë.

Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë.

Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!

Ky event do të organizohet me datë 14 korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00. Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si:

Capital t, Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu, Kida, Ledri Vula, Lumi B, Majk, Tayna, Yll Limani, dj Banz, dj Dagz, dj Pm.

“QEVERI – KTHEJA NATËS JETËN!”

Shënim: Ky aktivitet është inspiruar nga protestat që janë duke u mbajtur në UK, me moton: LET US DANCE!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA