Foto e zvarranikut të fshehur përsosmërisht në bimësi, habit rrjetin (fotot)

08/07/2021 21:05

Foto e një gjarpri që sillet kërcënueshëm në mënyrë të padukshme mes bimësisë, ka habitur shumë përdorues të rrjetit, duke i bërë disa të besojnë se nuk është fare aty.

Përdoruesit e Facebook nisën sfidën “Gjeni ku është gjarpri” me anë të shpërndarjes së fotos, e cila u postua fillimisht nga grupi i amatorëve të gjarprinjve ‘Coast Snake Catchers’, në Australi.

Pamja duket si një skenë e pafajshme pylli me bar e bimësi të ulët nën lartësinë e pemëve.

Por diku mes saj në kamuflazh, është zvarraniku i frikshem, dhe sfiduesit duhet të gjenin ku ndodhej.

Amatorët e gjarpërinjve tentonin shumë të gjenin kafshën e rrezikshme në foto, por disa nga përgjigjet dilnin paksa jashtë teme.

“Në këtë foto ka shumë gjarpërinj,” pretendonte një përdorues.

“Për cilin gjarpër e ke fjalën?,” thoshte me shaka një tjetër.

Një nga komentuesit me më shumë vetëbesim thoshte: “Unë e shoh por nuk e tregoj çfarë tipi është. Më duket se është piton.”

Disa përdorues të Facebook pranonin ‘disfatën’ dhe ua linin punën ekspertëve.

“Po të isha unë me siguri do t’i shkelja sipër dhe gjarpri do të më kafshonte. Jam i mbaruar për të pikasur gjarprinjtë”, shkruante nje prej tyre.

Rrjeti tregonte më pas gjarprin e fshehur diku në mesin e fotos, duke dalë nga poshtë një druri.

Ekspertët e identifikonin si piton bregdetar, një nga më të mëdhenjtë në zonën e Brisbane.

Specia mund të rritet deri në 4 metra gjatësi dhe megjithse nuk janë helmues, mund të shkaktojnë plagë serioze me kafshimet.

FOTO GALERI
3/3
Pitoni bregdetar mund të rritet deri në 4 metra gjatësi dhe megjithse nuk janë helmues, mund të shkaktojnë plagë serioze me kafshimet.

Top Channel