Kurti, qeverisje “me duar jo dhe aq të pastra”? REL: Janë shtuar rastet e korrupsionit!
21/12 15:11
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë, ndërkohë që janë regjistruar 8 raste të reja në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftojnë se viktimat janë nga komunat Gjilan dhe Pejë.
151 janë raste aktive në vend, ndërkohë që numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2.264, që prej fillimit të pandemisë.
Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit 2020, ka regjistruar në total 107,827 raste pozitive.
Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.
Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 243.428 vaksina. Mbi 60.759 persona janë vaksinuar me nga dy doza.
Top Channel