Pas konfliktit me bashkëshortin 24 vjeçarja u hodh nga ballkoni, fqinjët: Nuk kanë pas probleme, shkonin mirë…

07/07/2021 11:11

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme, ku një 24-vjeçare u vethodh nga ballkoni i shtëpisë së saj, pas një konflikti me bashkëshortin.

Dyshimet e para të policisë janë se e reja, Anisa Gjini, u hodh vetë nga ballkoni, po hetimet do të zbardhin plotësisht ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë që, fqinja e familjes Gjini tha për mediat se çifti me origjinë nga Gramshi shkonin mirë me njëri tjetrin dhe nuk kishin parë asgjë të dyshimtë më herët, duke shtuar se viktima punonte në fabrikën e këpucëve në Shkozet.

“Ato i dinë vetë zemrat e veta, ne nuk dimë gjë. I kemi parë mirë. Kam qenë me një dasmë me to dhe i kam parë shumë mirë. Nuk e di. Ka qenë në punë, punonte në fabrikën e këpucëve në Shkozet. Përditë shkonte. Me origjinë janë nga Gramshi”, shprehet fqinja e familjes Gjini.

Në flagrancë u arrestua bashkëshorti i saj Alfred Gjini, 31 vjeç. Sipas policisë së Durrësit, Gjini u vu në pranga pasi gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij Anisa Gjini, kjo e fundit është vetë hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel