Pamje dramatike të gjuajtësve rusë që ndjekin transportuesin amerikan gjatë manovrave të NATO-s në Detin e Zi (video)

07/07/2021 17:49

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamjet ku dy gjuajtësit e saj Sukhoi Su-30 shoqëronin nga afër avionin ushtarak transporues amerikan Boeing P-8 Poseidon, gjatë patrullimit mbi Detin e Zi, që sipas Moksës po i afrohej kufijve të hapësirës ajrore ruse.

Autoritetet thanë se ngritën dy gjuajtësit kur në radarë u pikas objektivi që i afrohej hapësirës ajrore ruse.

“Gjuajtësit identifikuan objektivin ajror si Boeing P-8 Poseidon dhe e shoqëruan mbi Detin e Zi”, tha këshilli i mbrojtjes.

Avionët Poseidon kanë nisur shërbimin me marinën e SHBA në 2013, dhe kryejnë operacione kundër anijeve e nëndetëseve.

Deti i Zi po sheh aktualisht një rritje të aktivitetit ushtarak prej operacionit nderkombëtar “Fllad detar” i forcave të NATOs. Në të marrin pjesë me më shumë forca SHBA, Ukraina e Britania si dhe disa kombe të tjera evropiane me rreth 4,000 personel ushtarak, 40 luftanije e 30 avionë.

FOTO GALERI
1/5
Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamjet ku dy gjuajtësit e saj Sukhoi Su-30 shoqëronin nga afër avionin ushtarak transporues amerikan Boeing P-8 Poseidon

Top Channel