Modelja josh ish-të dashurin në apartament, ku u torturua për vdekje për borxhin (fotot)

07/07/2021 16:33

Një modele përballet me burgim të përjetshëm pasi u përdor si “karrem” për të joshur një burrë drejt vdekjes së tij, u tha sot në gjyqin e saj dhe të bashkëpunëtorëve.

26 vjeçari Lee McKnight, i detyrohej një sasi parash 26 vjeçares Coral Edgar, e cila nisi t’i dërgonte mesazhe të vazhdueshme për ta bindur të vinte në shtëpinë e saj për të kryer marrëdhënie intime.

Por kur ai erdhi në apartamentin e saj rreth orës 2 të natës, u bë objekt torturash për afro dy orë nga 26 vjeçari Jamie Davison, dhe dy burra te tjere.

Ata e lidhën në një karrige dhe e goditën vazhdimisht me kamzhikë e objekte të forta. Kur Lee ‘kishte vdekur’ ata mbështollën trupin e tij me një qilim dhe me makinën e nënës së Edgar e dërguan për ta hedhur në një lumë, kurse ish-modelja qëndroi në shtëpi për të pastruar rrëmujën.

Katër burra dhe dy gra, përfshi dhe nënën e Coral Edgar janë shpallur tashmë fajtorë për vdekjen e Lee.

Viktima Lee kishte pasur një marrëdhënie të shkurtër me Edgar dhe kjo e fundit e përdori këtë si pretekst për ta joshur në shtëpinë e tij për seks, u tha në gjyqin e gjykatës së Carlisle, Britani.

Prokurori Tim Cray tha: “Këto mesazhe ishin një gënjeshtër për të bërë që Lee të vinte në shtëpinë e Coral me premtimet për seks. Në kohën që ai udhëtonte drejt vendit, ajo organizonte skenën e sulmit”.

Në gjyq u tha se Lee ishte një njeri “i shënuar” pasi i detyrohej shumë para një shpërndarësi drogash të njohur si Davison.

Pasi e kishte kërkuar Lee në disa adresa, Davison kishte bindur Edgar ta thërriste në shtëpinë e tij në 24 korrik të vitit të shkuar.

Edgar pretendon se vetë nuk ishte pjesë e planit: “Unë vetëm kam qëndruar në dhomën e ndenies, duke mbuluar veshët e duke mbyllur sytë”. Por pranon se pas sulmit kishte pastruar kuzhinën.

Gjatë sulmit Lee kishte pësuar 36 trauma goditjeje në kokë, frakturë të kafkës, gjakderdhje në tru dhe kockë të thyer të qafës.

Patologu ligjor tha se Lee kishte pësuar një “rrahje shumë, shumë të rëndë”, por ishte ende gjallë kur u hodh në lumin Caldew.

Tre sulmuesit – Davison, 26 vjeç, Arron Graham, 26 vjeç, e Jamie Roberts, 18 vjeç – Edgar deh mamaja e saj 47-vjeçare, janë shpallur fajtorë për vrasjen.

Ata mbahen në paraburgim dhe do të dënohen më vonë.

FOTO GALERI
1/5
Një modele përballet me burgim të përjetshëm pasi u përdor si “karrem” për të joshur një burrë drejt vdekjes së tij

Top Channel