Festivali i Filmit në Kanë shtron tapetin e kuq për yjet/ Ndalohen puthjet por artistët shkelin rregullin (Fotot)

07/07/2021 17:22

Festivali i Filmit në Kanë riktheu yjet në tapetin e kuq, ndërkohë që maskat mbrojtëse dukeshin histori e shkuar.

Nuk kishte asnjë distancë shoqërore në tapetin e kuq, ndërkohë që rregulli për të mos u puthur u shkel që në nisje të presidenti i festivalit Pierre Lescure.

Edhe drejtori i festivalit Thierry Fremaux, i cili kishte insistuar për këtë ndalim, e lejoi Bong Joon-ho ta përqafonte.
Ndërsa shkëlqimi i festivalit është reduktuar këtë vit, teksa shumë festa janë anuluar, shumë yje të Hollywood-it, duke përfshirë Timothee Chalamet, Nicole Kidman dhe Matt Damon, pritet të tërheqin vëmendjen në Kanë deri në 17 korrik.

Këtë vit, 24 filma janë në garë për Palmën e Artë, çmimin kryesor të festivalit. Lee është në juri bashkë me yllin amerikan Maggie Gyllenhaal, këngëtarin kanadez-francez Mylene Farmer dhe regjisoren francezo-senegaleze Mati Diop, e cili bëri histori dy vjet më parë si drejtoresha e parë femër me ngjyrë në Kanë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel