“Yjet e eksportit”/ Specializimi i parë i studentëve dhe ish studentëve të Universitetit Bujqësor

06/07/2021 19:48

“Yjet e Eksportit”, kështu u quajt specializimi i parë i këtij lloji në vendin tonë, për Menaxher Eksporti. 35 studentë dhe ish studentë nga Universiteti Bujqësor i Kamzës dhe jo vetëm, morën pjesë në këtë specializim.

Po çfarë do të thotë Menaxher Shqiptar Eksporti? Do të thotë që ky bostan dhe produkte shqiptare të tregtohen në sa më shumë tregje të huaja, nëpër botë.

Një menaxher eksporti është një njeri shumë i rëndësishëm në kompani. Ai ndjek gjithë procesin që nga studimi i tregut, vendosja e kontakteve me kompani të huaja, lidhja e kontratave, Përfaqësimi i interesave të fermerit apo fermerëve vendas, paketimi, konkurimi me ccmime dhe cilësi, negocimi, mbërritja e ngarkesës në destinacion etj.

Armelda Duka, Menaxhere Eksporti: Ka kompani që mendojnë se e bëjnë vetë këtë punë, por unë mendoj se nuk realizohet në atë nivel si ai i menaxherit te eksportit. Kur nisa studimet në Universitetin Bujqësor, Kamëz, nisa me mendimin që do ikja jashtë për të punuar dhe jetuar, por nuk e bëj, sepse ky specializim më jep shumë mundësi. Unë pres të nis së shpejti punë në kompaninë ku kryem praktikën. Bëhet fjalë për eksportim të ullirit shqiptar në Zvicër.

Ardit Vrapi: Unë kam studiuar në një universitet privat në Tiranë. Sa përfundova, u ktheva në fshatin tim të lindjes, në Drenovicë, Njësia Kutalli, Berat.

Prej një viti e gjysmë punoj në një kompani, që eksporton në Ballkan që nga domatet, kastravecat, shalqinjtë, etj. Ambicja imë është të shtrihemi në Europë. Kemi lidhur kontratë për eksport bostani në Austri. Ka të ngjarë që ngarkesa e parë me shalqi Drenovice, niset që nesër, në tregun austriak.

Juli Ristani

Top Channel