Me qindra tonë prodhime ne Divjakë kanë mbetur në ara pa u vjelë si pasoje e mungesës se tregut. Produktet qe janë bllokuar janë patatja dhe pjepri.

Tajar Veizllari prej vitesh merret me bujqësi por ky vit për të është i dështuar për biznes. Patatja, te cilën ai e mbolli sivjet ka mbetur ne toke.

Tajar Veizllari: Patatja nuk i kalon 200 lekë te vjetra dhe pse është i ulet nuk ka kërkesa per blerje. Tajari tregon se shpenzimet per te arritur deri te prodhimi kane qene te larta duke filluar nga punimi, plehërimi, krahu i punës, spërkatja etj. I përballur me ketë situata me qindra kujtal patate i ka lëne ne toke duke u kalbur.

Behar Caushaj vendosi këtë vit që pjeprin ta mbillte ne serrë me qëllimin e rritjes se cilësisë dhe daljen herët ne treg, por nuk ndodhi sic ishte parashikuar. Ne Serat e tij prodhimi po kalbet duke shkaktuar një dëm te madhe ekonomik. Kërkesa e paket per pjepër ka ber qe Bujari mos te shesë as çerekun e prodhimit.

Behar Caushaj: Rreth 40 tone pjepër do ngeli pa vjelur dhe kësisoj do te kalbet e groposet.

Mungesa dhe orientimi i tregut per fermerët e Divjakës mbetet një nga problemet te cilat prej vitesh nuk po merr zgjidhje. Zona e Divjakës bujqësinë e ka te vetmin burim ekonomik duke bere qe pasojat te jene te mëdha për shumë familje.

Top Channel