Përbërësi psikodelik i ‘kërpudhave magjike’ shëron lidhjet nervore të trurit/ Studimi

06/07/2021 20:59

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore Neuron, nga studiuesit amerikanë të Yale University tregonte se kavieve që u jepej një dozë e vetme e ingredientit psilocibinë, u shkaktohej rritje afatgjatë e lidhjeve nervore të trurit.

Psilocibina është ingredienti psikodelik i prodhuar nga më shumë se 200 specie kërpudhash. Kur konsumohet, ai prodhon efekte modifikuese të mendjes, përfshi dhe ndjesi euforie e haluçinacionesh.

Njerëzit i kanë konsumuar kërpudhat që përmbajnë psilocibinë prej shekujsh, për të nxitur eksperienca mendore spirituale, për relaksim apo zbavitje.

Vitet e fundit psilocibina ka qenë objekt studimi intensiv nga shkenca, si një trajtim i mundshëm për çrregullimet e sjelljes si depresioni, ankthi apo varësitë.

Shumica e tyre kanë treguar se terapitë psikodelike kanë pasur rezultat në uljen e ankthit e depresionit, por studimi aktual përfaqëson herën e parë kërkuesit kanë matur efektet pozitive afatgjata që psilocibina ka një lidhjet nervore të trurit.

“Ne pamë një rritje prej 10% në numrin e lidhjeve neuronale, të cilat ishin gjithashtu 10% më të mëdha e më të forta,” tha Dr. Alex Kwan, një nga autorët kryesorë të studimit dhe profesor psikiatrie në Yale.

Disa arkeologë thonë se ka prova se njerëzit kanë përdorur psilocibinën prej më shumë se 8,000-vjetësh në epokën Neolitike, sipas piktografeve të gjetura në qytezën Villar del Humo në Spanjë.

Studiuesit thonin se imazhet interpretojnë kërpudhat ‘Psilocybe hispanica’, një specie vendase që përmban psilocibinën haluçinogjene.

Prova të tjera historike tregojnë se banorët indigjenë të Meso-Amerikës përdornin shpesh kërpudhat e psilocibinës, që njihen gjithashtu si “kërpudhat magjike” në traditat e shamanëve dhe si mjekësi shpirtërore, në ritualet që vazhdojnë edhe sot./TheDebrief/

FOTO GALERI
1/4
Kavieve që u jepej një dozë e vetme e ingredientit psilocibinë, u shkaktohej rritje afatgjatë e lidhjeve nervore të trurit

Top Channel