Pamje të rënda të lëshimit me parashutë të qenve të ushtrisë në manovra (foto-video)

06/07/2021 21:44

Në disa manovra të fundit stërvitore, qentë e ushtrisë testonin lëshimin më parashutë në fushëbetejë, nga më shumë se 4000 metra lartësi.

Qentë specialë te ushtrisë ruse që shfaqen në video, ishin lidhur me kujdestaret ose komandantët e tyre me sistemin e ri të krijuar nga Technodinamika Group, i dizenjuar për të lëshuar nga ajri në fushëbetejë kafshë inteligjente deri në 45 kg, së bashku me parashutistin.

Rrjeti i ministrisë ruse të mbrojtjes Zvezda, thoshte mes të tjerash se nga lartësia prej disa kilometrash qentë observonin tokën dhe përpiqeshin ‘ta kapnin me putra’.

Grupi Technodinamika tha se kërkonte të kompletonte testimet e sistemit të parashutimit të kaninëve brenda fundit të vitit.

Kreu i testimeve Alexey Kozin tha: “Rezultatet paraprake nuk kanë zbuluar devijime apo rezultate negative. Qentë sillen në mënyrë të përshtatshme gjatë lëshimit ajror dhe janë gati për të kryer detyrat pas zbritjes në tokë. Sistemi mund të përdoret për lëshimin e çdo qeni të agjencive të ligjit”.

Parashutisti Andrey Toporkov tha se qentë merrnin përgatitje të veçantë për lëshimet ajrore. “Kemi bërë tetë lëshime. gjëja kryesore është futja e qenve në mjetin ajror. Më problem kanë fluturimin në mjetin e mbyllur. Kur hapet dera e lëshimit, ata qetësohen dhe nuk ka problem për lëshimin nëse është bashkë me kujdestarin e tyre”.

“Qenin duhet ta njohësh paraprakisht, ta përkëdhelësh, ta ushqesh, në mënyrë që ai të ketë besim te ju më vonë. Ti nuk mund të kesh frikë pasi qentë ndjejnë gjithçka”.

FOTO GALERI
1/4
Në disa manovra të fundit stërvitore, qentë e ushtrisë testonin lëshimin më parashutë në fushëbetejë

Top Channel