Marrëveshje mes universiteteve/ Tirana dhe Prishtina do të njohin kreditet e lëndëve të studentëve

06/07/2021 15:12

Të gjithë studentet e Universitetit të Prishtinës që duan t’i vazhdojnë studimet në atë të Tiranës dhe anasjelltas, nga viti i ardhshëm do t’u njihen kreditet e lëndëve që kanë përfunduar.

Kjo është arritur përmes një marrëveshjeje të nënshkruar nga rektorët e të dyja universiteteve, me qëllim të ofrimit të më tepër mundësive për studentët.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se kreditë aktualisht u njihen studentëve vetëm kur fitojnë bursa studimi përmes programit “Erasmus”, por jo në marrëdhëniet bilaterale Kosovë- Shqipëri.

Marrëveshja poashtu përfshin shkëmbimin e profesorëve, të cilët për një javë do të kenë mundësi të ligjërojnë në universitetet e njëri-tjetrit.

Kosova dhe Shqipëria edhe në të kaluarën kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, që për qëllim kanë pasur monitorimin e temave dhe ligjëratave.

Top Channel