Kultivimi i narkotikëve në Tropojë/ Procedohen 2 kryepleq fshatrash e 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin

06/07/2021 14:14
Foto ilustruese

Në Tropojë vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për  kultivim të bimëve narkotike. Si rezultati i një inspektimi të ditës së sotme janë proceduar penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë për Pyjet dhe Mjedisin. 

Kjo sepse pas kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

“Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë,  B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA