Legjenda e famshme “Kostandini dhe Jurendina” është padyshim më e bukura dhe më tronditësja në trashëgiminë tonë gojore.

Për herë të parë dëshmon si studim etnologjik me materiale burimore qysh me Dorëshkrimin e Famshëm Arbëresh të Kieutit, (1737) vepër e shkrimtarit të njohur arbëresh Nikollë Filja (1671-1769), lindur nga një familje historike arbëreshe, shpërngulur në Italinë e Jugut pas pushtimit osman te Shqipërisë në shekullin XV, me origjinë nga Filati i Çamërisë. Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë.

Legjendën e famshme e gjen në dhjetëra variante në tërë hapësirën shqiptare, veri e jug, por asnjë prej tyre nuk ka bukurinë e variantit arbëresh.
Më vonë ajo mori përkushtimin e zjarrtë të poetit më të madh lirik shqiptar, De Radës dhe sa e sa poetëve e studiuesve të tjerë arbëresh të Italisë.

Vetëm tek ky version gjejmë për herë të parë emrat real (dhe jo artistikë) të baladës, vendin ku u martua motra e Kostandinit dhe ngjyrime të tjera thellësisht arbërore. Heronjtë e saj janë Kostandini dhe Jurendina, një emër, që më së shumti, nga banorët e vjetër shqiptohej edhe me rënien e ‘”J” së pazëshme, duke mbetur thjesht Urendina ose Urëndina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA