Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se janë regjistruar dhjetë raste të reja me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shifër e rasteve të reja doli pas testimit të 2.143 mostrave.
Në 24 orët paraprak gjithashtu janë shëruar edhe 16 pacientë.
Sipas të dhënave të fundit, që prej marsit të vitit 2020 e deri më 6 korrik, 2021, Kosova ka regjistruar 107.810 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.161 persona kanë vdekur dhe 105.397 pacientë janë shëruar.
Raste aktive janë 152.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se gjatë 24 orëve paraprake, 13.397 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Në Kosovë, fushata e vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit dhe deri më 6 korrik janë vaksinuar 219.885 persona, ku 52.975 prej tyre janë vaksinuar plotësisht.
Top Channel