Grupi ajror akrobatik ‘Kalorësit Rusë’ feston 30 vjetorin me manovra ekstreme (fotot)

06/07/2021 18:52

Në 2021, grupi akrobatik i forcave ajrore ruse feston 30 vjetorin e tij, dhe si zakonisht e bëjnë këtë duke shfaqur aftësitë e tyre ekstreme dhe kapacitete e teknologjisë ajrore.

Prej vitit 1993 ata kanë qenë pjesë e përhershme e salloneve ndërkombëtare të aviacionit dhe hapësirës.

30 vjet më vonë ata njihen në të gjithë botën dhe janë pjesë e shfaqjeve akrobatike, pas themelimit në 1991 në Kubinka, pranë Moskës.

Pilotët e gjuajtësve Su-27 kanë performuar në festivale të ndryshme ajrore në vende si  Francë, Britani, Holandë, Kanada, Belgjikë, Slovaki, Luksemburg, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlandë, Bahrein, Indi, sipas komandatëve rusë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel