Gjendet shishja e shekullit XIX pranë një koke kukulle të prerë/ Përmbante flokë, urinë dhe një dhëmb njerëzor

06/07/2021 17:51

Në shishe e vogël, e cila mendohet të jetë e shekullit të 19-të që përmbante flokë, urinë dhe një dhëmb njerëzor  është zbuluar pasi u varros për më shumë se 120 vjet.

Sipas mediave të huaja, shishja e ruajtur në mënyrë perfekte u gjet nga Chris Langston, 48 vjeç në një pyll të izoluar pranë Oswestry, Shrops në Angli.

Babai i tre fëmijëve bëri zbulimin pasi vuri re një grumbull enësh të prishura në tokë dhe shkoi të inspektojë vendin.

Dhe sipas mediave britanike, arkeologët thonë se shishet ishin mbushur me sende të tilla që nga vitet 1600 për të ndaluar magjitë dhe mallkimet që hynin në shtëpi.

Njerëzit besonin se vendosja e sendeve që lidhnin një pronar shtëpie me pronën, do të ndalonin forcat e liga të depërtonin në mure.

Chris u çudit pasi gjeti një shishe të tillë por u tmerrua kur zbuloi një kokë kukulle të prerë afër.

Ai informoi autoritetet lokale, të cilat shishen e gjatë 11.5cm dhe të gjerë 2cm që datonte midis 1860-1900.

Top Channel