Ftesë në 5/“Pyet zemrën për çdo gjë”, Giuseppe i “Përputhen +40” rrëfen takimin me Raffaella Carra

06/07/2021 20:11

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u fol për humbjen e ikonës së televizionit italian, Rafaella Carra.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta pati jehonë edhe në vendin tonë, këtu ku shumë shqiptarë kanë qenë ndjekës dhe fansa të projekteve të saj shumë të suksesshme.

Mirëpo Giuseppe, konkurrenti i “Përputhen +40” rrëfeu në studion e “Ftesë në 5” se ka patur fatin ta takojë gati 20 vite më parë në Itali.

“Ishim në restorant, afër portit ku ajo kishte vilën. Unë u afrova dhe i thashë që ishte unike, por e pieta se cili ishte çelsi i suksesit në jetë. Ajo më tha ‘Dëgjo Giuseppe, ti beso në radhë të parë në atë që bën. E dyta ti duhet të përfshish zemrën në çdo gjë që bën’, kështu më tha ndërsa folëm pak dhe ajo qendronte si zonjë”, kujoi Giuseppe.

Ndër të tjera, Giuseppe i bëri thirrje kryetarit të bashkisë së Bolonjës që një prej rrugëve në qytetin e saj të lindjes të marrë emrin e Rafaella Carra.

Top Channel